Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është aktualisht lideri më i ri në moshë në mesin e kryetarëve të katër partive kryesore politike në vend.
I lindur më , Abdixhiku është më i ri se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i lindur më , kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i lindur më , si dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, i lindur më .
Megjithatë, krahasimi ndryshon nëse merret parasysh mosha e liderëve në momentin kur kanë marrë drejtimin e partive të tyre. Në këtë aspekt, Abdixhiku nuk është lideri më i ri që ka udhëhequr një subjekt politik në Kosovë. Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së më , kur ishte 37 vjeç e 11 muaj. Më i ri se ai në momentin e marrjes së drejtimit të një partie ishte Albin Kurti.
Ai ishte rreth 30 vjeç kur themeloi dhe mori drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2005. Ndërsa, nëse merret si pikë referimi regjistrimi i LVV-së si parti politike në vitin 2010, Kurti ishte 35 vjeç kur u zgjodh kryetar. Edhe ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ishte më i ri se Abdixhiku kur mori drejtimin e partisë në vitin 1999.
Thaçi ishte 31 vjeç kur u zgjodh lider i PDK-së në tetor të atij viti. Në të njëjtën moshë ishte edhe Ramush Haradinaj, i cili mori drejtimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në vitin 2000, në kohën e themelimit të kësaj partie.
Po ashtu, Visar Ymeri ishte 36 vjeç kur u zgjodh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2015, duke qenë gjithashtu më i ri se Abdixhiku në momentin e marrjes së drejtimit të partisë. Në anën tjetër, disa prej liderëve politikë të Kosovës kanë marrë drejtimin e partive në mosha më të mëdha. Ibrahim Rugova ishte 45 vjeç kur u bë kryetar i LDK-së në vitin 1989.
Kadri Veseli ishte 49 vjeç kur mori drejtimin e PDK-së pas largimit të Hashim Thaçit, ndërsa Fatmir Sejdiu ishte 55 vjeç kur u zgjodh kryetar i LDK-së në vitin 2006.
Isa Mustafa e mori drejtimin e LDK-së në moshën 59-vjeçare, ndërsa Bedri Hamza mban rekordin si kryetari që ka marrë drejtimin e një partie kryesore në moshën më të madhe, pasi u zgjodh lider i PDK-së në nëntor të vitit 2025, kur kishte mbushur 62 vjet.
