“Nesër më shumë!”- Dy muaj protesta kundër qeverisë, marshimi

0%

Pas më shumë se dy muajsh protesta të përditshme, qytetarët kanë përmbyllur mbrëmjen e sotme marshimin në Tiranë, duke u ndalur sërish para godinës së Kryeministrisë me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike. Protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa gjatë rrugës hodhën slogane kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkuan largimin e tij nga detyra.

Në përfundim të tubimit, para zyrës së kreut të qeverisë, u dëgjuan thirrjet: “Dorëheqje!”, “Rama n’burg, Berisha n’burg!”, ndërsa si çdo natë organizatorët u bënë thirrje qytetarëve që të rikthehen sërish në protestë ditën e nesërme. “Nesër më shumë!”, ishte mesazhi i dhënë në fund të protestës.

Tubimet, të nisura prej 61 ditësh, vijojnë të shoqërohen me marshime nëpër Tiranë, pankarta dhe fjalime nga aktivistë e qytetarë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot