Një fitore me shumë peshë për Dinamon, në mbrëmjen e sotme, që i solli dhe kualifikimin për në turin e tretë të Conference League. “Blutë” mposhtën Aluminij me rezultatin e pastër 3-0, në sfidën e kthimit të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Pas ndeshjes, foli për mediat mbrojtësi Naser Aliji. Dinamo ka ruajtur të njëjtën fizionomi të grupit?
Sigurisht që në organikë ka lojtarë shumë të rëndësishëm. Ata që kanë ardhur po ashtu kanë kualitet. Ndeshja e radhës? U duk se pati lodhje pas takimit të sotëm. Sigurisht që jemi lodhur shumë. Por, gjendja është shumë e mirë dhe do përgatitemi për ndeshjen. Grupet? Sigurisht që po, e besojmë dhe punojmë për atë punë dhe nëse punojë bashkë është gjithçka e mundur E ardhmja?
Ne fillimisht jemi duke u përqënduruar në Europë, të shkojmë sa më larg dhe më pas në kampionatr. Kemi bërë shumë investime.
