Moti gjatë ditës së sotme me diell, temperaturat vazhdojnë të rriten

0%

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, derisa temperaturat do të vazhdojnë të rriten. Era do të jetë kryesisht e dobët, me shpejtësi 1–5 m/s. Në disa zona, gjatë orëve të pasdites, mund të ketë erëra lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 e deri në 15°C. Temperaturat maksimale do të jenë nga 29 në 36°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com