Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit sërish ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme do të vendosen kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas këtij njoftimi në rrjetin social Facebook kufizimi do të vlejë në autoudhë nga ora deri në , për shkak se temperaturat e parashikuara arrijnë mbi 32 gradë Celsius.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime. “ Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore” , thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje ministria u bëri thirrje operatorëve dhe ngasësve që të respektojnë këtë masë dhe të planifikojnë lëvizjet në përputhje me orarin e përcaktuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com