Mendy befason

0%

Benjamin Mendy ka shitur në ankand kopjen zyrtare të trofeut të Kupës së Botës 2018 për 54 mijë euro, duke tërhequr vëmendje në botën e futbollit. Bëhet fjalë për replikën personale që FIFA ua dhuron kampionëve të botës, jo trofeun origjinal. Ankandi u organizua nga shtëpia amerikane Goldin dhe përfshinte edhe një certifikatë autenticiteti të nënshkruar nga vetë Mendy.

Përveç trofeut, Mendy shiti edhe unazën e kampionit të botës që Paul Pogba ua kishte dhuruar bashkëlojtarëve pas triumfit në Rusi.

Burimi: Bota Sot