Opera në sheshin e Prishtinës i thërret paqes

0%

Nga: Shaban Maxharraj Shpërndaje në: Edicioni i gjashtë Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Rame Lahaj” është përmbyllur me koncert gala në të cilin tenori i njohur nga Kosova dhe miqtë e tij kanë sjellë vepra të njohura botërore e shqiptare të cilat i janë përshtatur edhe motos së sivjetme “Play Music, Not War”.

Janë rikthyer edhe imazhet e kohës së luftës në Kosovë, e thirrja për paqe ka qenë e zëshme në sheshin e Prishtinës Është një melodi e kapshme dhe e gjallë me goxha ritëm e njëfarë humori muzikor. Në një koncert në ambient të hapur uvertura e “Berberi i Seviljës” e Gioachino Rossinit është ideale për ta nisur mbrëmjen. Sidomos një mbrëmje gala siç është ajo “Rame Lahaj & Friends”.

Një video e refugjatëve të Kosovës më 1999 ka shërbyer si intro për ta plotësuar simbolikën e motos së mbrëmjes dhe festivalit, “Play Music, Not War”. E, uvertura e operës së Rossinit ka ardhur si kontrapunkt e thirrje për paqe e hare. Krejt kjo bëhet në kryeqendrën e vendit që para 27 vjetësh qe me mbi 10 mijë civilë të vrarë dhe rreth një milion refugjatë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E, të mërkurën mbrëma me rreth dy mijëra veta në publik, ulur e në këmbë përreth është festuar për ditë më të mira. Mbrëmja përmbyllëse e edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës, “Rame Lahaj” si spektakël në ambient të hapur ka vazhduar me arien “La calunnia è un venticello”. Është nga pjesët më të famshme nga opera “Berberi i Siviljës” e Rossinit.

Interpretuar nga bass-baritoni Luca Pisaroni në personazhin e Don Basilio, aria flet për thashethemet e shpifjen. Megjithëse bëhet fjalë për një operë komike, ato kanë dhënë rezultat të tmerrshëm në këto anë në dekadat e fundit. E viteve të fundit janë kthyer me të madhe.

Me skenë gjigante, ndriçim të bollshëm e Orkestrën Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar nën dirigjimin e Giuseppe Finzit, mysafirët e Rame Lahajt – tenor nga Kosova me karrierë ndërkombëtare – kanë ofruar spektakël. Mbrëmja – që për nga entuziazmi ka qenë më e vakët sesa ato të edicioneve të tjera – ka sjellë para publikut goxha nga opera e Rossinit.

“Una voce poco fa” interpretuar nga mexosopranoja Štěpánka Pučálková është brenda së njëjtës temë. Edhe Kulturë 22 o. më parë Opera jehon në sheshin e Prishtinës Mbrëmja ka ndërruar ritëm, por ka mbetur prapë tek operat italiane.

Me arien “Quando m’en vo” nga opera “La bohème e Giacomo Puccinit, sopranoja Vanessa Goikoetxea ka sjellë në skenë vajzën karizmatike e flirtuese që vetëbesimi ia prek qiellin.

Tenori Rame Lahaj, mexosopranoja Štěpánka Pučálková, sopranoja Vanessa Goikoetxea dhe bass-baritoni Luca Pisaroni janë bashkuar në skenën e gala-koncertit “Rame Lahaj & Friends” (Foto: Arben Llapashtica) E më pas ka qenë radha që në skenë të jetë edhe tenori Rame Lahaj. “Mario, Mario, Mario!

Son qui!”, një prej frazave të njohura nga opera “Tosca” e kompozitorit Giacomo Puccini ka bashkuar para publikut Lahajn me sopranon Vanessa Goikoetxea. Dy solistët kanë qenë personazhe të kësaj opere vjet. E në Prishtinë kanë sjellë një prej pjesëve më shpërthyese të saj, atë kur Floria Tosca i shpreh dashurinë Mario Cavaradossit.

Me imazhet e dyshes në prapavijë, këtë pjesë e kanë sjellë mjaft të gjallë para publikut. Me program ku janë interpretuar pjesë të veprave të Mozartit, Bizetit, Offenbachut, Bernsteinit, interpretuesit kanë sjellë në Prishtinë këngë lirike të repertorit botëror. Pak më të njohura për publikun janë “Por una cabeza”, “Bella Ciao” e “Abballati” të interpretuara nga Rame Lahaj.

Lanë tjetër efekt dhe kjo është reflektuar te publiku duke iu bashkuar koncertit me duartrokitje. “Bella Ciao” si njëfarë himni italian kundër nazizmit përveçse bën për vete masat, i shkon fort për shtati edhe motos së koncertit për muzikë e jo luftë. Këngëtarja e re, Dalina Haxhiu, e prezantuar si një talente me perspektivë e ka ngjyrosur mbrëmjen me interpretim shumë premtues.

E me aranzhim të Gerti Drugës, “O bylbyl o i bukuri i shpendëve”, “Më ka zan maraku” dhe “Kur më del në derë” interpretuar nga Lahaj e kanë ofruar publikun edhe më me skenën. Shpesh është shkrirë ndarja midis skenës e anës së publikut duke iu bashkuar Lahajt me duartrokitje.

Mexosopranoja Štěpánka Pučálková ka thënë se shpreson që publiku të jetë kënaqur pasi nga ndjesia i është dukur sikur ashtu ka ngjarë. Edhe Kulturë 3 gus 2025 “Rame Lahaj & Friends” e kthen ndjesinë e koncerteve operistike në kryeqytet “Edhe unë u kënaqa shumë pasi performuam për mijëra njerëz dhe kjo është shumë speciale.

Pastaj këndimi i këngëve shqiptare ku njerëzit këndonin me ne është një mrekulli. Jam tash e dy ditë këtu dhe njerëzit janë shumë miqësorë e ndihmues. Është si të jesh në shtëpi. Dhe dëshira më e madhe është që ky vend të ketë shtëpinë e Operës”, ka thënë ajo. Dirigjenti Giuseppe Finzi e ka përshkruar si kënaqësi të punojë në këtë projekt në Kosovë.

“Hapësira s’është një vend i përkryer për koncert siç do të ishte një sallë koncertesh. Por publiku ishte i shumtë dhe shpresoj që një ditë të kthehemi me një koncert në sallë koncertale”, ka thënë ai. Ka treguar se udhëton shumë se i pëlqen muzika e shumë vendeve. Por e ka veçuar atë shqiptare.

“Por në këtë rast më pëlqen shumë dhe mendoj se është një muzikë e nivelit të lartë, ndoshta edhe përse jam nga Puglia dhe jemi shumë afër”, ka thënë ai. Sopranoja Vanessa Goikoetxea krejt ndërmarrjen e ka përshkruar si tejet emocionuese. “Asnjëherë s’kam interpretuar me kaq shumë njerëz në një shesh. Kam pasur koncerte në ambient të hapur por në këtë rast ishte shumë prekëse.

Secili duartrokiste dhe festonte me ne. Shpresoj shumë që ky nuk është interpretimi im i fundit këtu. Sot kur kishim prova u preka shumë nga muzika shqiptare. Kisha një lidhje shumë të fortë me të. Është e mrekullueshme”, ka thënë ajo.

Bass-baritoni Luca Pisaroni ka thënë se si italianët kanë një traditë të largët të operës dhe të interpretosh në një vend që s’ka një shtëpi opere është gjë e madhe. Edhe Kulturë 6 o. më parë Arti me shkumës, një traditë moderne në Japoni “Sikurse në Itali pashë shumë energji e pasion dhe kjo e lehtëson punën.

Është gjë e bukur të shohësh gjithë këtë energji njerëzore për një festival”, ka thënë ai. Festivali që për një muaj ka sjellë në Kosovë emra të njohur dhe ka eksploruar talentet lokale, gjithnjë nderon krijimtarinë vendore.

“Vet ke mbet” dhe “E kujtoj atë takim” janë dy prej këngëve ikonike të Nexhmije Pagarishës që pos këngëtare me shumë nam qe edhe figurë emancipuese në ditë të vështira. Katërshja është bashkuar në skenë ku me lider Rame Lahajn kanë sjellë këto këngë në nivel të lartë duke prekur traditën e këtyre anëve dhe njëkohësisht duke dëshmuar se vlerat janë të gjithkohshme.

Burimi: Koha