“Kjo protestë do e çojë qëllimin deri në fund”- Pensionisti nga

0%

Protesta e qytetarëve shqiptarë nuk do bëjë asnjë hap pas dhe do e arrijë qëllimin e saj deri në fund. Kështu u shpreh nga sheshi i revoltës qytetare në ditën e 61-të të saj një prej pensionistëve që foli nga podiumi para kryeministrisë. “Kjo protestë do e çojë qëllimin e saj deri në fund. Do e bëjmë si me armët kimike dikur, e kemi gdhirë këtu.

Ta bëjmë përsëri ashtu, një pjesë i duam këtu te sheshi”, tha ai. Më tej i moshuari kujtoi edhe dhunën policore te Parlamenti, teksa i dha mesazh Ramës se jo 61 ditë, por me qindra ditë do qëndronin në shesh dhe se nuk do kishte kthim më pas. “Ai atje nuk është parlament. Policia na masakroi me lëndë kimike dhe me çfarë nuk na bënë.

Policia e Edi Rama, por ai ta dijë mirë se kjo protestë nuk ka më kthim mbrapa. Jo për 61 ditë, por për qindra ditë, këtu do jemi, nuk ikim. Të jemi të pamposhtur, ashtu sikurse jemi sot. Rama në burg, Berisha në burg”, përfundoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot