Haxhiu: Derisa Kosova përpiqet ta zbardhë fatin e të zhdukurve,

0%

Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Në ditën e tretë të gërmimeve në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku dyshohet të jenë varrosur trupat e 23 civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe, lokacioni është vizituar nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se derisa Kosova përpiqet ta zbardhë fatin e të zhdukurve, Serbia vazhdon me retorikë shoviniste.

Si Haxhiu, edhe kryeprokurori i Speciales, bënë thirrje për ruajtje të integritetit të hetimeve Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka vizituar të enjten lokacionin në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku prej tri ditësh po zhvillohen gërmime në kërkim të mbetjeve mortore që dyshohet se u përkasin 23 viktimave që gjatë luftës janë vrarë nga ushtria dhe policia serbe.

Ajo ka thënë se, derisa institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje për ta zbardhur fatin e personave të zhdukur me dhunë, Serbia po vazhdon me retorikë shoviniste. “Përkundër faktit që kanë kaluar mbi 27 vjet nga periudha e luftës, ne përballemi me pasojat e asaj lufte.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për sa kohë këtu po bëhet përpjekje maksimale për të kuptuar se ku janë personat e zhdukur me dhunë, vazhdojmë të përballemi me gjuhë urrejtjeje, me retorikë shoviniste, me mohim të krimeve, e po ashtu me pretendime me pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës nga krerët e institucioneve në Serbi”, ka thënë ajo.

Procesi i gërmimeve nisi të nesërmen pasi dy serbë u arrestuan në Zubin-Potok, nën dyshimet se kanë marrë pjesë në vrasjen e 23 civilëve shqiptarë. Lokacioni ku dyshohet të jenë varrosur trupat e tyre, është vizituar edhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj. Ai ka thënë se nuk dihet se kur do të përfundojë procesi i zhvarrimit dhe identifikimit të trupave.

Edhe LAJMET E MBRËMJES 30 mar 2026 Kurti paralajmëron takime për presidentin, opozita e akuzon për ngërçin politik “Ajo që ka shumë rëndësi është se identifikimi merr kohë edhe kërkon standard për të marrë dhe për të identifikuar, pastaj përmes ADN-së secilin trup.

Mirëpo, këto mbetje nuk është se mund të tërhiqen aq lehtë sepse duhet paraprakisht të konstruktohet trupi i njeriut, e pastaj ato duhet të dërgohen në Mjekësinë Ligjore dhe pastaj të vazhdohet me procedura të tjera”, ka thënë Isufaj.

Numri i personave që dyshohet të jenë në varrezën masive përputhet me atë të personaliteteve nga Mitrovica dhe Skenderaj që ishin vrarë nga forcat serbe gjatë rrugës për në Mal të Zi, por ata vazhdojnë të figurojnë të zhdukur. Isufaj ka bërë thirrje për përmbajtje nga deklaratat lidhur me rastin, pa u siguruar konfirmimi i të dhënave.

“Akoma gjithçka është herët dhe deklarimet në publik mund ta dëmtojnë procesin e hetimit e natyrisht mund edhe ta devijojnë rezultatin final. Është faza preliminare që është duke u punu, punimet kanë fillu më intensitetin e duhur”, ka thënë ai. Edhe Haxhiu ka apeluar të ruhet integritetit i hetimeve.

Edhe LAJMET E MBRËMJES 17 shk 2026 Krerët shtetërorë nderojnë të rënët me homazhe, kujtojnë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit “Secili nga ne, institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe mediat, duhet të kujdesemi që ta ruajmë integritetin e hetimeve, sepse kjo është një çështje shumë e ndjeshme, e po ashtu të kemi konsideratë për familjet që presin informacione se çfarë po ndodh në këtë terren”, ka deklaruar Haxhiu.

Të mërkurën, autoritetet kanë publikuar për herë të parë listën preliminare të viktimave të luftës. Në të, 1 mijë e 577 persona janë evidentuar si të zhdukur me dhunë.

Burimi: Koha