Shpërndaje në: Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se pret që Kuvendi i jashtëzakonshëm me pikën e vetme të rendit të ditës për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku të jetë i suksesshëm. Teksa ka bërë të qartë se është pro ndryshimit në kryesi, Gashi ka thënë se sot nuk do të diskutohet për kandidatët që mund të pasojnë Abdixhikun nëse shkarkohet.
“Do të jetë proces demokratik dhe i suksesshëm. Nivel i ri i politikbërjes në Kosovë. Besoj që gjithçka do të shkojë mirë. Sot s’flasim për kandidat. Është hapi i parë e pastaj do të mblidhemi bashkërisht të gjithë për të diskutuar”, ka thënë ai. Se në LDK duhet të ketë ndryshime e ka thënë para gazetarëve edhe ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri.
