Irani paralajmëron Qipron dhe Bullgarinë: Mos lejoni që bazat tuaja

0%

Irani u ka bërë thirrje Qipros dhe Bullgarisë që të mos lejojnë përdorimin e bazave ushtarake në territorin e tyre për sulme të mundshme amerikane ndaj Republikës Islamike.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij qipriot, Konstantinos Kombos, ka kërkuar që të parandalohet përdorimi i bazave të huaja ushtarake në Qipro për veprime kundër Iranit. Sipas Araghchit, çdo shtet që vë territorin e tij në dispozicion të një fuqie tjetër për kryerjen e sulmeve konsiderohet pjesëmarrës në aktin e agresionit.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Qipros ka thënë se qeveria e tij ka marrë garanci nga Mbretëria e Bashkuar se bazat britanike në ishull nuk do të përdoren kundër asnjë shteti, përfshirë Iranin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në një telefonatë tjetër me ministren e Jashtme bullgare, Velislava Petrova-Chamova, Araghchi ka kërkuar rishqyrtimin urgjent të vendimit të Sofjes për t’u lejuar avionëve ushtarakë amerikanë përdorimin e një baze ajrore për operacione në Lindjen e Mesme. “Irani pret që qeveria bullgare ta rishqyrtojë urgjentisht vendimin e saj”, ka deklaruar ai.

Shefi i diplomacisë iraniane ka paralajmëruar se Teherani nuk do të hezitojë t’i mbrojë interesat dhe sigurinë kombëtare, ndërsa çdo palë që ndihmon në sulmet ndaj Iranit do të mbajë përgjegjësi për pasojat. Parlamenti bullgar kishte miratuar më herët një propozim që i lejon ushtrisë amerikane ta përdorë një bazë ajrore në Bullgari për mbështetjen e operacioneve në Lindjen e Mesme.

Irani ka lëshuar paralajmërime të ngjashme edhe ndaj disa vendeve arabe të Gjirit, të cilat i akuzon se po u mundësojnë forcave amerikane të kryejnë sulme nga bazat e vendosura në territoret e tyre. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com