UEFA dhe 55 federatat e saj anëtare kanë dalë njëzëri kundër planit të FIFA-s për transferimin e aksioneve të Kupës së Botës dhe garave të tjera te investitorët privatë.
Në një mbledhje urgjente, drejtuesit e UEFA-s dhe federatat evropiane kanë deklaruar kundërshtimin e tyre ndaj projektit të FIFA-s, i cili sipas raportimeve parasheh krijimin e një kompanie të re me vlerë rreth 20 miliardë dollarë. Sipas këtij plani, rreth 20 për qind e aksioneve të kompanisë së re do t’u ofrohen investitorëve të jashtëm.
UEFA ka theksuar se Kupa e Botës nuk mund të trajtohet si një produkt investimi dhe ka bërë të qartë qëndrimin e saj se “nuk është në shitje”. Në rast se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, vendos të vazhdojë me këtë projekt, vendet evropiane janë të gatshme të marrin në konsideratë bojkotimin e turneut më prestigjioz të futbollit botëror. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
