Talenti i Realit pritet t’i bashkohet Fulhamit

0%

Shpërndaje në: Fulhami ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e dy futbollistëve të rinj, Gonzalo Garcias dhe Cesar Palacios. Marrëveshja për Garcian është lëvizja kryesore, me Fulhamin që pranoi të paguante 40 milionë euro për 70 përqind të të drejtave të lojtarit.

Përveç Garcias, Fulhami është afër arritjes së marrëveshjes edhe me Palacios, një tjetër produkt i akademisë së Real Madridit. Skuadra e Premier Leagues do të paguajë midis tetë dhe dhjetë milionë euro. Sipas “MARCA”, marrëveshja për Gonzalon konsiderohet e përfunduar, ndërsa detajet përfundimtare për Palacios pritet të finalizohen në orët në vijim.

Edhe Futboll 1 tet 2025 60 gola në Champions nga Mbappe, vetëm Messi e arriti këtë shifër më i ri 22-vjeçari Garcia me Realin ka zhvilluar 51 ndeshje, derisa kontribuoi me 13 gola dhe pesë asistime. Ndërsa 21-vjeçari Palacios me ekipin e parë të Realit zhvilloi shtatë ndeshje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha