Ekskluzive | Antidroga godet pranë “Sonn Cafe” në Podujevë –

0%

Një aksion i Policisë së Kosovës në Podujevë ka rezultuar me arrestimin e një 26-vjeçari që dyshohet se merrej me shitjen e narkotikëve, ndërsa një 19 vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap me marihuanë dhe deklaroi se e kishte blerë pikërisht nga ai. Sinjali mëson se i arrestuari është Enis Haliti rreth 26-vjeç, ndërsa në procedurë të rregullt është liruar Adem Rashiti rreth 19-vjeç.

Sipas burimeve, gjithçka nisi rreth orës , kur gjatë planit operativ “ Parandalimi i veprave penale dhe incidenteve ”, Policia ndaloi të miturin Adem Rashiti në fshatin Obranq. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 0.86 gramë substancë e dyshuar marihuanë, ndërsa ai deklaroi se e kishte blerë në kafiterinë “ Sonn Cafe ”.

Pas këtij informacioni, njësitë policore vazhduan kontrollet në rrugën “ Xhemajl Mustafa ”, në afërsi të kafiterisë së përmendur, ku ndaluan Enis Halitin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë kontrollit, Policia i sekuestroi: 13 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë fillestare 17.36 gramë; 3 telefona mobilë; 1 peshore digjitale; 2 bluarëse; 1 thikë; 2 pako letrash OCB, që dyshohet se përdoreshin për paketimin dhe konsumimin e marihuanës.

Me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, ndaj Enis Halitit është iniciuar procedurë për veprat penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve ”, ndërsa ai është ndaluar për 48 orë.

Rasti është transferuar për hetime të mëtejshme në Njësinë e Antidrogës, e cila do të vazhdojë zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com