Një kontroll policor në fshatin Mazgit të Obiliqit ka rezultuar me zbulimin e lëndës së dyshuar narkotike dhe inicimin e një rasti penal. Sinjali mëson se në automjet ndodheshin Gramos Musa, në cilësinë e shoferit dhe Drilon Imeri, si pasagjer. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 29 korrikut, rreth orës , kur njësitë reaguese të Policisë ndaluan automjetin për kontroll.
Gjatë kontrollit trupor të pasagjerit, policët gjetën rreth 3 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila u sekuestrua si provë materiale. Drilon Imeri u shoqërua në Stacionin Policor në Obiliq, ku u intervistua lidhur me rastin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij u iniciua procedurë penale për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”. Pas përfundimit të procedurave fillestare, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
