Një zbulim i pazakontë ka alarmuar autoritetet në Rahovec, pasi një qytetar ka hasur në mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një njeriu. Sinjali mëson se rasti është raportuar pasditen e 29 korrikut, rreth orës , në një fushë të hapur në vendin e quajtur “Rimnik i Tarës”.
Sipas burimeve, një qytetar, teksa po ecte në atë zonë, ka vërejtur dy dhëmbë dhe dy eshtra (kocka), për të cilat dyshohet se janë mbetje njerëzore. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ka siguruar perimetrin me shirit policor dhe më pas në vendngjarje kanë ndërhyrë hetuesit dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë sekuestruar mbetjet për ekzaminime të mëtejshme.
Burimet bëjnë me dije se, duke pasur parasysh reshjet e fundit atmosferike, ekziston dyshimi që mbetjet të jenë bartur nga një lokacion tjetër, megjithatë kjo do të përcaktohet vetëm pas analizave përkatëse.
Për rastin është njoftuar edhe drejtoria kompetente për mbetjet mortore, ndërsa hetimet kanë nisur për të identifikuar origjinën e mbetjeve dhe rrethanat në të cilat ato kanë përfunduar në atë zonë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
