Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, i ndodhur në zonën e Kolymbarit, në Hania të Kretës. Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi rreth orës në autostradën kombëtare, kur motoçikleta me të cilën udhëtonin dy shtetas shqiptarë, të moshave 28 dhe 34 vjeç, doli nga rruga për shkaqe që ende nuk janë sqaruar.
Si pasojë e daljes nga korsia, të rinjtë u përplasën me parmakun metalik mbrojtës, duke marrë plagë fatale. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat i transportuan me ambulancë drejt Spitalit të Hanias. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, të dy u shpallën të vdekur. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.
