Sopoti ka zyrtarizuar afrimin e parë në këtë sesion të merkatos. Ish-mesfushori i Partizanit, Griseld Lika ka firmosur me skuadrën nga Librazhdi. “Afrimi i parë zyrtar tek ekipi Sopotit është ish-mesfushori i Partizanit, Griseld Lika.
Me një eksperience disa vjeçare në Superligë, Lika i bashkohet këtë edicion ekipit tonë duke nisur menjëherë grumbullimin me pjesën tjetër të lojtarëve”, shkruhet në njoftimin e klubit. Sopoti këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Parë.
Burimi:
Bota Sot
