Shpërndaje në: Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet që e ka dhunuar një të mitur. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur.
Në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. Rasti është iniciuar si “Dhunim”.
