Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të

0%

Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar në Prishtinë për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve.

Policia ka thënë se ka siguruar prova se tre të dyshuarit kishin falsifikuar dokumente të ndryshme, si pasaporta, letërnjoftime, certifikata e me ato dokumente kanë tentuar që në mënyrë të kundërligjshme të bëjnë shitblerje të tokave, me qëllim të përfitimit të mbi 1.5 milion euro.

Tre të dyshuarit janë intervistuar, dy janë dërguar në mbajtje dhe njëri është liruar në procedurë të rregullt. “Tre të dyshuarit me , janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe pas konsultës me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërsa njëri prej tyre me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha