Abdixhiku: Sot nuk është ditë e lehtë

0%

Shpërndaje në: Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si ditë jo të lehtë Kuvendin e jashtëzakonshëm të ftuar me kërkesën e delegatëve për shkarkimin e tij. “S’është e lehtë për mua.

Jo për shkak të karriges, por sepse është e rëndë të qëndrosh para njerëzve me të cilët ke ecur gjatë dhe se sot nuk na ka mbledhur ajo që duam ta ndërtojmë bashkërisht, por kërkesa që ta rrëzojmë njërin prej nesh”, ka thënë ai. Në fjalimin në hapje të Kuvendit, Abdixhiku ka thënë se e ka ditur që këtë funksion s’e ka pasur të garantuar përjetësisht.

Tek ka thënë se as s’ka qenë i përkryer e as i gabuar, Abdixhiku ka deklaruar se para vetes ka menduar për LDK-në.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha