Xhons Stons do të prezantohet në vazhdim nga Interi. Aktualisht ndodhet në Itali për testet mjekësore. Interi fitoi përballë konkurrencës së Milanit dhe Juventusit, që po ashtu ishin të interesuara. Kontrata e firmos është 2-vjeçare. “Jam i sigurt që do të shikojmë njëri tjetrin së shpejti.
Jam i lumtur që jam këtu”, u shpreh Stons në fjalët e para. 32-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Mançester Sitit. Aty ku kaloi 10 vite dhe pikërisht pjesën më të madhe të karrierës.
Burimi:
Bota Sot
