Abdixhiku: Këtë Kuvend as nuk e ndiej e as nuk e shoh si festë

0%

Shpërndaje në: Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zakonisht Kuvendet e partisë janë parë si festë. Por, ai thotë se Kuvendin e sotëm të partisë as nuk po e ndien e as nuk po e sheh si festë. “Dua të them me keqardhje të madhe, se këtë Kuvend as nuk e ndiej e as nuk e shoh si festë.

Të mbeteni të sigurt se anëtarësia e jonë, e lënduar shumë, as nuk e sheh as nuk ndien. Për herë të parë në historinë tonë 37-vjeçare, to mblidhemi jo për të zgjedhur por për të rrëzuar. Për këtë është mbledhur LDK sot, për të rrëzuar”, Abdixhiku.

Ai tha se pavarësisht rezultatit “kur rrëzimi është qëllimi i shtëpisë së lirisë, pavarësisë e demokracisë, kur në rrëzim dhe rreth rrëzimit provohet të reduktohet kjo shtëpi, atëherë LDK s’del më e fortë e as më e organizuar e as më e bashkuar”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha