Raketë ruse shkel hapësirën ajrore të Polonisë, NATO aktivizon

0%

Një raketë ruse, lloji i së cilës ende nuk është përcaktuar, ka shkelur hapësirën ajrore të Polonisë, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të autoriteteve polake dhe strukturave ushtarake të NATO-s. Pas detektimit të raketës, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe tokësore u aktivizuan, ndërsa forcat në krahun lindor të Aleancës u vendosën në gjendje të shtuar gatishmërie.

Aktualisht po zhvillohen hetime për të përcaktuar llojin e raketës, trajektoren e saj dhe rrethanat në të cilat ajo hyri në territorin ajror polak. Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën, gjenerali Alexus Grynkewich, zhvilloi një bisedë urgjente me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Polonisë për koordinimin e masave të mëtejshme mbrojtëse.

“Mbrojtja ajrore u aktivizua menjëherë, në koordinim të ngushtë me autoritetet në Varshavë. NATO do të vazhdojë t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e territorit të saj”, deklaroi Grynkewich. Edhe zëdhënësi i Komandës Supreme të Aleatëve për Evropën, Martin O’Donnell, konfirmoi se NATO-ja po e monitoron situatën dhe po bashkëpunon ngushtë me ushtrinë polake.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“NATO është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet polake për incidentin, i cili mbetet nën hetim të plotë”, tha O’Donnell. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur nëse raketa ka shkaktuar dëme apo nëse është neutralizuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com