Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili po përballet me një nismë për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të partisë, e ka cilësuar të gabuar dhe të panevojshme mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së.
Në fjalimin e tij para delegatëve, Abdixhiku tha se kjo nismë është “e gabuar, e pavend dhe e pa kohë”, duke theksuar se jo për shkak se ka në shënjestër kryetarin e LDK-së, pasi sipas tij askush nuk është më i madh se partia dhe askush nuk është i përjetshëm në funksionet që mban.
Ai vlerësoi se Kuvendi është thirrur në mënyrë të njëanshme, në një periudhë të ndjeshme për vendin dhe në një moment përcaktues për LDK-në. Sipas Abdixhikut, mbajtja e këtij Kuvendi është e panevojshme edhe për faktin se vetëm pak muaj më parë është mbajtur Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, ndërsa pas pak muajsh pritet të mbahet edhe Kuvendi i rregullt i partisë.
Kryetari i LDK-së tha se nisma është e gabuar edhe për shkak të krizës institucionale me të cilën po përballet Kosova, duke shtuar se qytetarët presin formimin e institucioneve dhe jo përçarje brenda partive politike.
Ai paralajmëroi se zhvillime të tilla mund të ndikojnë në humbjen e besimit të votuesve ndaj LDK-së dhe e cilësoi kërkesën për shkarkimin e tij si një papërgjegjësi ndaj vendit dhe qytetarëve. Abdixhiku theksoi se çështja e udhëheqjes së partisë do të duhej të vendosej në zgjedhjet e rregullta partiake.
Në fund të fjalimit ai iu drejtua delegatëve me pyetjen se ku do të ishte LDK-ja nëse i njëjti angazhim do të ishte treguar edhe në zgjedhjet nacionale. Pas përfundimit të fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së vazhdoi punimet me dyer të mbyllura për media, ku delegatët pritet të vendosin për fatin e tij në krye të partisë.
Kryetari i lidhjes demokratike të kosovës, lumir abdixhikui cili po sfidohet sot për postin e tij nga delegatët e partise, ka shprehur pakenaqësi rreth vendimit të 1/3 të delegatëve për shkarkiminne tij.
Kjo nsimë është e gabuar e pavend e pa kohë jo për shkak se ka shënjestër kryetarin e ldk-SË sepse askush më I madh I madh se kjo parti dhe as I përjetshëm në detyrat që marrim në këtë shtëpi. Sipas tij,ky kuvend është i pakohë sepse vjen në një mënyrë të njëanshme, në një kohë të ndjeshme për vendin dhe periudhë përcaktushme për partinë tonë.
Ai shtoj se e konsideron të panevojshëm sepse vjen vetëm pak muaj pasi është mbajtur kuvendi I jashtëzakonshëm I LDK-së dhe vetëm pak muaj pasi duhet të mbahet kuvnedi I rregullt I ldk-SË. Sipas tij ky vendim është tejet i gabuar, i njëanshëm e në një kohë kur tepublika e kosovës po përballet me krizë insitucionale.
Ai përmendi edhe votuesit e ldk, të cilët edhe mund të humbim besimin e partisë, pasi që ky vendim ai tha se vjen në një kohë kur qytetarët presin krijim të institucuoneve. Abdixhiku një kërkesë të tillë e quajti si palërgjegjësi për vendin e qytetarët. Sipas tij, kjo e drejtë do të duhej të vendosej në zgjedhje të rregullta partiake.
Ai gjithashtu i pyeti delegatët se “ku do të ishte ldk nëse do të angazhoheshin në të njëjtë mënyrë në zgjedhje nacionale”. Pas fjalimit të kryetarit, fjalim i cili mund të jete i fundit ne këtë post, do të mbahet kuvendi, pa prezencën e mediave, ku eo vendoset fati i tij.
