Shpërndaje në: Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, janë pritur të martën nga presidenti amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Takimet janë mbajtur me dyer të mbyllura, teksa ato janë vlerësuar pozitive nga Shtëpia e Bardhë.
Takimi Trump – Netanyahu ishte i pari mes dy liderëve që kur ka nisur lufta e përbashkët SHBA-Izrael kundër Iranit, më 28 shkurt. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur të martën në takime të ndara, presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Takimin e parë, Trumpi e ka realizuar me Zelenskyn, por që për dallim prej herëve të tjera, këtë radhë ishte me dyer të mbyllura. Zelensky ka shkruar në Telegram pas largimit nga Shtëpia e Bardhë se kishte pasur një takim të mirë me homologun e tij amerikan.
Ai ka thënë se të dy liderët kishin diskutuar rëndësinë e mbrojtjes së ukrainasve dhe po ashtu se si SHBA-ja mund ta ndihmojë Ukrainën me sistemet e mbrojtjes nga raketat. “Unë dhe presidenti diskutuam licencat për prodhimin e interceptorëve Patriot dhe disa ide të tjera që mund të ndihmojnë”, ka thënë Zelensky.
Edhe Botë 15 o. më parë Përfundon takimi i Trumpit me Zelenskyn, nis ai me Netanyahun Ai ka shtuar se do të ketë komunikim të mëtejshëm dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për “mbështetjen e fortë” nga SHBA-ja. Pas Zelenskyt, Trumpi ka pritur në takim kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Takimi i së martës mes tyre ishte i pari që kur dy liderët nisën luftën e përbashkët kundër Iranit, si dhe një mundësi për Netanyahun që t’i zbuste tensionet në marrëdhëniet e tyre.
Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, dy liderët pritej të diskutonin mbi marrëveshjen që SHBA-ja dhe Izraeli nënshkruan me Libanin lidhur me luftën Izrael-Hezbollah, si dhe mbi zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit.
Takimi me dyer të mbyllura mes Trumpit dhe Netanyahut ka zgjatur pothuajse një orë e gjysmë dhe ishte “pozitiv dhe produktiv”, sipas zëdhënëses së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Kjo ndodh në një kohë kur të dy po përballen me presione në rritje në vendet e tyre.
Netanyahu kandidon për rizgjedhje dhe ndodhet në vështirësi, pjesërisht për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve me Trumpin. Trumpi ndodhet nën presion për t’i dhënë fund luftës e cila ka shkaktuar kaos ekonomik dhe ka rritur çmimet.
Trumpi ka shfaqur pakënaqësi ndaj Netanyahut para takimit, duke u ankuar për raportet se lideri izraelit planifikonte të diskutonte informacione të inteligjencës mbi aktivitetet iraniane në Malin Pickaxe një vendndodhje e mundshme bërthamore që presidenti amerikan ka kërcënuar vazhdimisht se do ta bombardonte.
Gazeta “New York Post” ka raportuar të hënën, duke cituar një burim në Jerusalem, se Netanyahu pritej t’i jepte Trumpit informacione se Irani po ndërton objektet e tij bërthamore në atë mal dhe se po gënjen se dëshiron një marrëveshje paqeje. Edhe Botë 19 gus 2025 Analizë e CNN-it: A u dha Trumpi vërtetë fund gjashtë luftërave?
“E di saktësisht se çfarë po ndodh në Pickaxe”, ka thënë Trumpi për Fox News. Presidenti më pas ka këmbëngulur se çfarëdo që po bën Irani “nuk është ndonjë problem i madh” dhe se “Bibi po ma thotë këtë sepse dëshiron që unë të mbetem i përfshirë”. Si presidenti Zelensky ashtu edhe kryeministri Netanyahu kanë marrë pjesë edhe në funeralin e senatorit të ndjerë amerikan, Lindsey Graham.
