​Dukagjini kërkon sot përmbysjen ndaj Luganos

0%

Dukagjini do të zbresë sot në fushë për ndeshjen kthyese të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me Lugano në stadiumin “Kampi Nacional Hajvali”, me fillim nga ora . Skuadra nga Klina hyn në këtë sfidë pas humbjes minimale 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Zvicër.

Pavarësisht disfatës, Dukagjini zhvilloi një paraqitje dinjitoze, duke treguar disiplinë taktike, përkushtim dhe luftë deri në vërshëllimën e fundit, çka e mban plotësisht të hapur çështjen e kualifikimit. Tashmë, para tifozëve të vet, ekipi kosovar synon të përmbysë rezultatin dhe të sigurojë kalimin në raundin e tretë kualifikues të garës.

Nga kampi i Dukagjinit është përcjellë mesazhi se skuadra do të japë maksimumin në fushë për krenarinë e Klinës, tifozëve dhe futbollit të Kosovës, duke besuar se mbështetja nga tribunat mund të jetë një faktor i rëndësishëm në këtë përballje. Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë kualifikimin në fazën e ardhshme të Ligës së Konferencës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot