Ylber Kelmendi: Ky turne u përmbyll me natën finale

0%

Një turne ashtu siç i ka hije ditëve të verës në komunën e Fushë Kosovës. Turneu tradicional “Isa Breznica”, i mbajtur në Miradi të Epërme, u përmbyll me sukses, duke sjellë atmosferë të shkëlqyer sportive dhe pjesëmarrje të madhe të dashamirëve të futbollit. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Fushë Kosovës, Ylber Kelmendi, e vlerësoi lart organizimin e turneut.

“Pas Turneut të Fushë Kosovës, radha ishte e turneut tradicional ‘Isa Breznica’ në Miradi të Epërme! Ky turne u përmbyll me natën finale, në një atmosferë të shkëlqyer sportive. Përgëzime organizatorëve dhe urime të përzemërta skuadrave fituese!”, ka shkruar Ylber Kelmendi, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Fushë Kosovë.

Burimi: Bota Sot