Shpërndaje në: Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka deklaruar se është bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për krime lufte të kryera në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin-Potok.
Ajo ka bërë thirrje gjithashtu që të kihet kujdes me publikimin e informacioneve të pakonfirmuara në lidhje me gërmimet që po zhvillohen në Zubin-Potok për dyshimin për varrezë masive, në shenjë respekti dhe konsiderate për familjarët e viktimave. “Nuk mund të komentojmë procesin që është duke u zhvilluar rreth gërmimeve në Zubin-Potok.
Çdo konfirmim mund të bëhet vetëm pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe identifikimit nga insitucionet kompetente. I bëjmë thirrje të gjithëve, publikut, mediave, që të ruhen nga publikimi i çdo informacioni të pakonfirmuar, në shenjë respekti ndaj viktimave, identitetit të tyre, familjarëve të tyre dhe këtij procesi hetimor”, ka deklaruar Luta.
