Shpërndaje në: Nafta e benzina po vazhdojnë të shtrenjtohen, sipas çmimeve të publikuara sot nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Nafta sot do të tregtohet me 1.74 euro për litër, një cent më shtrenjtë se dje. Benzina do të shitet me 1.53 euro për litër, po ashtu një centë më shtrenjtë se dje. Gazit i ka mbetur çmimi i njëjtë, 0.60 euro për litër.
Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro. Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie.
Megjithatë, situata ndryshoi ditët e fundit pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së sërishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.
