Arrestohet një e mitur në Malishevë pasi rrahu dy vëllezërit e saj

0%

Shpërndaje në: Një e mitur në Malishevë është arrestuar pasi i kishte sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj, po ashtu të mitur. Ajo është intervistuar për këtë rast nga prokurori kujdestar dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar e dyshuara e mitur femër, e cila pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.

Burimi: Koha