UEFA po shqyrton bojkotimin e garave të FIFA-s

0%

Shpërndaje në: Plani i FIFA-s për të hapur turnetë e saj për investitorë privatë po përballet me kritika të ashpra. Sipas një raporti, masa drastike janë diskutuar në UEFA, shkruan mediumi i njohur gjerman, Kicker.

Për të gjeneruar rritje të mëtejshme dhe për të rritur të ardhurat e veta, FIFA planifikon të krijojë një degë që do të fitonte të drejtat komerciale për garat më të rëndësishme të saj, si Kupa e Botës për meshkuj dhe femra dhe Kupa e Botës për Klube. Investitorët privatë mund të blejnë prej 20 deri në 30 për qind të aksioneve.

Ende nuk është vendosur asgjë, por FIFA ka publikuar planin që së shpejti do të paraqitet për 211 federatat nacionale. Propozimi po përballet me kritika të ashpra, sidomos në Evropë. UEFA e ka kundërshtuar qartë idenë, duke thënë se kalohet vija që organet drejtuese të futbollit nuk duhet ta kalojnë kurrë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

FIFA është Federata Ndërkombëtare e Futbollit, ndërsa UEFA është Konfederata Evropiane e Futbollit. “UEFA e merr këtë çështje shumë seriozisht. Çdo federatë nacionale duhet ta marrë gjithashtu. Po ashtu të gjitha palët e interesuara, ligat, klubet, lojtarët, tifozët, qeveritë dhe të gjithë ata që kujdesen për të ardhmen e futbollit”, ka thënë UEFA.

Konfederata evropiane ka thënë se askush nuk e zotëron futbollin dhe se ai nuk është në shitje. Edhe Futboll 15 mar 2026 Anulohet “Finalissima” në mes të Argjentinës e Spanjës Ka raportime se në UEFA tashmë është diskutuar në lidhje me bojkotimin e garave të FIFA-s, si nga klubet ashtu edhe nga federatat nacionale.

Kjo do të kishte ndikim shumë të madh në Kupën e Botës dhe në Kupën e Botës për klube. Nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare nga UEFA për këtë. Kicker shkruan se një bojkot i UEFA-s do të ishte arma më e mprehtë që posedon futbolli evropian. Kritika kanë bërë edhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe kryeministri britanik, Andy Burnham.

Burimi: Koha