Barcelona ka punuar në Angli që nga e hëna, dhe të mërkurën Rafinja do t’i bashkohet kampit stërvitor në Njukasëll. Do të jetë një sezon sfi dues për ndërkombëtarin brazilian pasi jo vetëm brenda Barçës ka drejtues dhe drejtorë që e shohin me sy të mirë një transferim të tij mundshëm milioner, por edhe sepse përveç kësaj, ai do të ketë konkurrencë serioze në krahun e majtë me Entoni Gordon, për të cilin klubi katalanas pagoi 70 milionë euro që mund të rriten në 80 nëse meren parasysh edhe bonuset.
Në të njëjtën kohë aty është edhe blerja e re Adejemim por Flik ka edhe Fermin Lopez, dhe Ferran Torres… Rafinja do të nisë sezonin e tij të pestë te Barcelona. Ai e bën këtë si gjithmonë, me ambicie, me shpirt përmirësimi dhe i lumtur që është pjesë e ekipit katalanas.
Sakrifi ca dhe kapërcimi Por Rafi nja është mësuar të tejkalojë veten, ka pasur një fëmijëri të vështirë, sakrifica, sfida… dhe përballet me fushatën e re i emocionuar dhe i sigurt në vetvete. Ai injoroi thirrjet e ekipeve nga Arabia që donin ta kishin në skuadrën e tyre me propozime milionere.
Ai ka një kontratë me Barcelonën deri në qershor 2028 dhe dëshiron ta përmbushë atë, megjithëse në klub ka zëra të rëndësishëm që venë bast për largimin e tij pasi mendojnë se pozicioni i tij në fushë është mirë i mbuluar dhe se ish-lojtari i Lids është një lojtar i kërkuar për të cilin mund të fi tojnë një shumë të madhe parash. Vlerësohet rreth 70 milionë euro.
Për më tepër, ata që janë përgjegjës dhe inkurajojnë largimin e tij mbajnë që sezonin e kaluar ai humbi 17 ndeshje për shkak të dëmtimit, dhe kjo ka krijuar disa dyshime. Në çdo rast, Rafi nja dëshiron të qëndrojë te Barça dhe është i gatshëm të konkurrojë. Ai e di se çfarë është në lojë dhe çfarë e pret nga e mërkura.
Reali është përfëcuar dhe detyra blaugrana këtë herë, pas dy titujve rradhazi është disa herë më e vështirë dhe Rafi nja e di këtë.
