Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar raportin për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, nga 1 janari deri më qershor 2026. Sipas APK-së, nga 150 institucione publike, u pranuan 64 raste të sinjalizimit të brendshëm.
Institucionet me numër më të madh të rasteve u regjistruan nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) me 14 raste, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës u pranuan 12 raste dhe nga Ndërmarrja ‘Trepça, Sh.a’ u pranuan 10 raste. Sa i përket sinjalizimeve të jashtme janë raportuar 41 raste nga të cilat 40 janë trajtuar brenda afateve ligjore.
Nga kwto raste, 20 janë proceduruar te institucionet kompetente, 14 raste janë refuzuar, për shkak të mos-përmbushjes së kërkesave ligjore dhe 6 raste janë mbyllur.
Natyra e rasteve të paraqitura përfshinë: Keqpërdorim të detyrës zyrtare, nga natyra e këtij lloji u raportuan 22 raste, për procedurën e rekrutimit u raportuan 8 raste, për procedurën e prokurorimit 4 raste dhe të tjera u raportuan 6. Sipas gjinisë, 19 sinjalizues ishin meshkuj, 8 femra dhe 13 mbeten anonime.
Nga numri total i rasteve, 6 sinjalizues kanë kërkuar mbrojtje specifike ligjore. APK poashtu ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë organizuar 5 aktivitete ndërgjegjësuese.
