Sulmuesi Lorent Tolaj po vazhdon me formën e shkëlqyer, ndërsa ka shënuar gol edhe në miqësoren ndaj Newcastle Unitedi. Që kur iu bashkua Bristolit, sulmuesi me prejardhje nga Kosova ka qenë ndër më të dalluarit, ku në dy miqësore ka realizuar tre herë. Tolaj shënoi edhe ndaj Newcastle, ku pranoi një top të bukur ndërsa e la të shtangur portierin mysafir (29’).
Për më shumë shikoni golin : 3 goals in 2 games 🇨🇭 — The Robins Zone (@TheRobinsZone) July 29, 2026 Përndryshe, Tolaj në të kaluarën ka përfaqësuar grupmoshat e Zvicrës, por ka të drejtë të luajë për Kosovën ose Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar./ Telegrafi
