Shpërndaje në: Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) do të mbajë një takim urgjent më vonë këtë javë me 55 federatat nacionale anëtare të saj, për të diskutuar propozimet kundërthënëse të FIFA-s për të shitur aksione të garave kryesore të saj.
Organi qeverisës botëror i futbollit (FIFA), ka thënë se dëshiron të krijojë një degë të re tregtare për të drejtuar ngjarjet kryesore globale, duke përfshirë Kupën e Botës. Dhe investitorët e jashtëm do të jenë në gjendje të blejnë aksione.
Kjo ka shkaktuar frikë se shumë ndikim në ato gara do t’u jepet investitorëve privatë, ndonëse FIFA thotë se do të mundësojë shpërndarjen e më shumë parave në federatat nacionale në të gjithë botën. BBC shkruan të mërkurën se Konfederata Evropiane e Futbollit ndërmori hapin e jashtëzakonshëm të lëshimit të një përgjigjeje ndaj planeve të FIFA-s para se ato të bëheshin publike të martën.
UEFA u përgjigj ndaj raporteve fillestare të publikuara në “Financial Times” dhe “Times”, ndërsa dënoi planet duke thënë se ato kishin kaluar kufirin. Takimi i UEFA-s do të jetë virtual dhe do të ofrojë mundësinë për të hartuar një plan veprimi, shkruan BBC.
Edhe Futboll 25 pri 2026 Yjet që mund të mungojnë në Kupën e Botës Federatat nacionale nuk janë konsultuar përpara se FIFA të publikonte propozimin e saj. Dhe do të jetë befasi nëse mundësia e bojkotit të Botërorit të paktën nuk do të diskutohet. UEFA e përbën vetëm një të katërtën e anëtarësisë së FIFA-s.
FIFA i ka 211 vende anëtare, por pjesë e UEFA-s janë vendet me futbollin më të zhvilluar dhe më të suksesshëm në botë. Gjashtë nga tetë çerekfinalistet e Kupës së Botës të mbajtur në SHBA, Kanada dhe Meksikë ishin përfaqësuese evropiane. Këtu përfshihet edhe kampionia e botës, Spanja. Vazhdimisht Evropa ka përfaqësueset më të mira në Botëror.
UEFA e di se çdo garë që FIFA organizon do të ishte shumë më pak e vlefshme nëse anëtarët e saj nuk do të ishin të përfshirë.
Argumenti i FIFA-s se është detyruar të shqyrtojë propozimet që do ta ndihmonin të rriste lojën në nivel global, ka sjellë frikë se në kërkim të të ardhurave më të mëdha, garat e saj kryesore, si Kupa e Botës, mund të zhvillohen më shpesh dhe të përfshijnë më shumë pjesëmarrës.
Edhe Futboll 15 tet 2025 Frei flet për “finalen” e mundshme Kosovë – Zvicër BBC shkruan se kjo do të kishte pasoja të mëdha për kalendarin e futbollit, i cili është tashmë i ngjeshur, pjesërisht për shkak të zgjerimit të garave evropiane të klubeve. Një burim i ka dhënë BBC-së se kërcënimi që paraqet plani i FIFA-s është një nga më të mëdhenjtë me të cilin sporti është përballur.
Dhe kërcënimi është në të njëjtin nivel me Superligën Evropiane, e cila krijoi polemika të tilla në vitin 2021 dhe dështoi brenda 48 orësh pas reagimit të ashpër nga UEFA. Por duket e pamundur që FIFA të tërhiqet në të njëjtën mënyrë. Plani i FIFA-s është të zgjerojë financimin global të zhvillimit në 10 miliardë dollarë.
Gjithashtu planifikon t’u ofrojë të gjitha 211 federatave nacionale mundësinë për të përfituar deri në 20 milionë dollarë në kapital të menjëhershëm. Ky zhvillim i fundit sjell të tjera përplasje të FIFA-s dhe UEFA-s.
UEFA u përgjigj me zemërim në përpjekjet për ta organizuar Botërorin çdo dy vjet, kur ideja u propozua nga ish-trajneri i Arsenalit dhe shefi aktual i zhvillimit global të futbollit në FIFA, Arsene Wenger, në vitin 2021. Edhe Futboll A do të dominojnë goditjet standarde në Kupën e Botës?
Ka pasur përplasje të tjera mes dy organizatave më të fuqishme të futbollit, ndër të tjera edhe në Botërorin e fundit. Presidenti i FIFA-s, Aleksandar Çeferin e bojkotoi finalen e Kupës së Botës, në shenjë proteste ndaj disa veprimeve diskutabile të FIFA-s.
Ato përfshinin edhe ndërhyrjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të pezulluar dënimin e futbollistit amerikan Folarin Balogun.
