Familja e Haki Imerit shpërthen ndaj LDK-së: Abdixhiku të largohet,

0%

Familja e veprimtarit Haki Imeri ka publikuar një reagim lidhur me zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke kritikuar drejtimin e partisë dhe figurat kryesore brenda saj. Në reagim thuhet se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të duhej të kishte dhënë dorëheqje pas humbjes së zgjedhjeve, ndërsa akuzohet një grup brenda partisë se ka ndikuar në dobësimin e saj.

Po ashtu, familja Imeri vlerëson se LDK-ja duhet të rikthehet te fryma e saj origjinale dhe të bëhet pjesë e institucioneve së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Guxo.

Në deklaratë kritikohen edhe emra të tjerë të LDK-së, përfshirë Përparim Ramën, ndaj të cilit adresohen akuza politike, duke u shprehur se kandidimi i tij për drejtimin e partisë do ta thellonte edhe më shumë krizën brenda LDK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Postimi i plotë: Miq, -Lumir Abdixhiku do të duhej të jepte dorëheqje qysh atëherë kur i humbi zgjedhjet e para dhe e la LDK-në të bjerë në vendin e tretë. -Por çfarë ndodhi? – Pikërisht grupi që sot kërkon shkarkimin e tij është i njëjti grup që e solli në krye të LDK-së. -Të gjithë ata që sot kërkojnë rrëzimin e Lumir Abdixhikut janë pjesë e një strukture që prej dy dekadash bashkëjetuan politikisht me PDK-në . -Prandaj, me këto klane servilesh te parazituar dhe grupe interesi që i shërbejnë PDK-së dhe SHIK-ut, LDK-ja nuk do të riparohet kurrë dhe nuk do të rikthehet në vendin e dytë. -LDK-ja duhet të drejtohet nga njerëzit që përfaqësojnë frymën origjinale të kësaj partie qe nga themelimi. -Jo nga personazhe që nuk kanë dhene kurr ndonje kontribut per LDK- en. -Ata janë në krye vetëm për interesa personale dhe për interesa të PDK-së. -LDK-ja ka vetëm një zgjidhje nëse dëshiron të mbetet faktor politik: të bëhet pjesë e institucioneve të reja së bashku me LVV-në dhe Guxo. -Përndryshe, eksperimentet me këtë parti i kanë bërë pikërisht ata që gjithmonë kanë qenë kundër saj dhe veglat e tyre, të vendosura në krye te LDK-es me intriga e kurdisje. -Nga ajo që shohim sot, LDK-ja ndodhet në duart e atyre faktorëve që dikur tentuan ta eliminonin politikisht Ibrahim Rugovën, ndërsa bashkëpunëtorët e tij u vranë. -Përparim Rama është një eksponent i korruptuar dhe genjeshtar patologjik një matrapaz primitiv . -Ai i shërben Sami Lushtakut, i cili është akuzuar-denuar publikisht për përfshirje në raste të rënda kriminale.

Paramendoni se kush qëndron prapa Perparim Ramës. -Nëse Lumiri nuk fiton dhe nëse Perparim Rama kandidon e zgjidhet në krye të LDK-së, ai nuk do ta nxjerrë partinë nga kriza.

Përkundrazi, do ta çojë edhe më thellë në margjinat e skenës politike. -Në Prishtinë ai është zgjedhur me mbështetjen e PDK-së, ndërsa për ta dobësuar LDK-në ai ka edhe karakterin, edhe mbështetjen e SHIK-ut dhe të grupeve të tjera kriminale.

Burimi: Bota Sot