Në fshatin Kalludër e Vogël në komunën e Zubin Potokut kanë nisur gërmimet në një lokacion që dyshohet se mund të jetë varrezë masive e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Kalludra e Vogël lidhet me një nga rastet më të rënda të zhdukjeve me forcë gjatë luftës në Kosovë.
Më , në zonën e Drethit dhe Kalludrës në Zubin Potok u rrëmbyen 23 shqiptarë, të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, shumica prej tyre nga rajoni i Mitrovicës. E lidhur me gërmimet ka shkruar sot edhe ish-prokurori Elez Blakaj. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se edhe në vitin 2016 ishin kryer gërmime në Zveçan për gjetjen e mbetjeve mortore të 23 intelektualëve të zhdukur më datë .
Pamje nga Kalludra e Vogël, dyshohet për varrezë masive – zona ruhet nga njësitet elitare të Policisë së Kosovës “Më datën , si prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, së bashku me një grup bashkëpunëtorësh nga IML‑ja, tre hetues të krimeve të luftës, një përfaqësues të Komisionit Qeveritar dhe dy përfaqësues të kompanisë “Loti”, në një atmosferë tensioni në pjesën veriore, saktësisht në fshatin “Mala Jabuka” në Zveçan, kishim kryer gërmime për gjetjen e mbetjeve mortore të 23 intelektualëve të zhdukur më datë ….!
Pas disa përpjekjeve ndër vite, më datë pas gërmimeve të kryera në Zubin Potok, janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohen se mund të jenë të 23 intelektualëve të Mitrovicës, të vrarë gjatë kohës së luftës në vitin 1999”, shkruan ai.
Sipas Elezit, është e tepër e rëndësishme që hetimi përkatësisht për këtë rast por edhe për rastet tjera, të materializohet dhe të konfirmohet me aktakuzë, sepse kjo është mënyra më e mirë për ta dëshmuar qëllimin e aparatit shtetëror serb për ta zhdukur popullatën civile shqiptare!
“Përgjigjja më e mirë ndaj propagandës serbe, e cila ka fshehur gjurmët e krimeve të luftës, si dhe vazhdimisht ka strehuar dhe mbrojtur të dyshuar dhe të dënuar për krime të luftës, është puna e përbashkët dhe përkrahja e të gjitha institucioneve ligjzbatuese, në mënyrë që të kemi rezultate që përfundojnë me aktgjykime dënuese”, shkruan ish-prokurori.
