Shpërndaje në: Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, e ka quajtur vrasës kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Të martën në mëngjes, Rama ka publikuar në Facebook një fotografi nga shtrimi i asfaltit në Rrugën A. “Mirëmëngjesi nga rruga ‘A’ 🚧 Shtresa e dytë e asfaltimit!” ka shkruar Rama në Facebook. Në këtë postim, ka komentuar Krasniqi.
“Jo mirëmëngjesi, por alo prokuroria or vrasës”, ka komentuar ai. Në afërsi të Rrugës A një ditë më parë humbi jetën një punëtor në vendpunishte, pas rrëzimit të një vinçi.
Edhe Arbëri 2 dhj 2025 Shabani-Cacaj: Narrativa e VV-së për diasporën, për ta goditur LDK-në që doli e para në lokale Pas rastit, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, tha se përgjegjësia direkte për këtë bie mbi Inspektoratin Komunal dhe Komunën e Prishtinës . Ajo kërkoi llogaridhënie të menjëhershme dhe të pashmangshme.
E Rama ka thënë se vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë është kompetencë e Inspektoratit të Punës.
