Dy shtetas të Serbisë ndalohen në Jarinjë, dyshohen për falsifikim

0%

Dy persona janë arrestuar në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, pasi gjatë kontrollit policor u janë gjetur dhe konfiskuar pajisje që dyshohet se shërbenin për falsifikim dhe keqpërdorim të kartelave bankare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës , kur gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, të drejtuar nga një shtetas i Serbisë, janë zbuluar prova të ndryshme.

Në bashkëpunim me Njësinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, policia ka konfiskuar disa kartela bankare, një laptop, aparate të ndryshme elektronike, shtatë telefona mobilë, lexues të kartelave, vula të ndryshme dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nën dyshimin për prodhim, furnizim, shitje, posedim ose dhënie në shfrytëzim të mjeteve për falsifikim, si dhe keqpërdorim të kartelave bankare.

Burimi: Telegrafi