BE-ja për Vuçiqin e Paunoviqin: Të shmangen deklaratat që nuk

0%

Nga: Rrezon Gashi Shpërndaje në: Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të shmangen deklaratat dhe veprimet që nuk i ndihmojnë normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, kur është pyetur për deklaratat e fundit që kanë dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ministrja serbe Snezhana Paunoviq.

Ditë më parë Vuçiq u tha oficerëve të rinj në Serbi që të jenë të gatshëm për mbrojtjen e asaj që e quajti “toktë të shenjtë të Serbisë”, duke aluduar në Kosovën. E para tij, javë më parë ministrja Paunoviq tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta spastronte etnikisht Kosovën.

“Vetëm nëpërmjet dialogut, mund të arrihet përparim në normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe të Serbisë. Deklaratat dhe veprimet që nuk ndihmojnë në këtë objektiv, duhet të shmangen. Përparimi në dialog në mes të Beogradit dhe Prishtinës është parakusht për përparimin e cilësdo palë për rrugën e tyre evropiane”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të BE-së për KOHËN.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KOHA ka pyetur BE-në edhe se a do të ketë pasoja apo masa ndaj retorikës së tillë të zyrtarëve serbë, por nuk ka marrë përgjigje për këtë. Njësoj pa përgjigje mbeti edhe pyetja se çfarë mesazhi ka BE-ja për qytetarët e Kosovës, në lidhje me sigurinë, stabilitetin dhe perspektivën për paqe në rajon.

Burimi: Koha