Mbrojtësi po pret Barcelonën!

0%

Klubi zikaltër nuk dorëzohet, por nuk mund të plotësojë kërkesën për 6.5 milionë euro në vit. Argjentinasi shpreson te një lëvizje e katalanasve. Rruga për të çuar Cristian Romero tek Inter bëhet një malore gjithmonë e më e fortë. Drejtuesit zikaltër e dinin se do të ishte e vështirë për të marrë mbrojtësin argjentinas. Bisedimet për momentin duket se janë pezull.

Interi është në dijeni të kërkesës ekonomike të lojtarit dhe të Tottenham. Distanca më e madhe aktualisht është me njerëzit pranë Romeros se me çmimin dhe formulën e transferimit. Prandaj dhe Marotta e Ausilio u fokusuan te John Stones.

Anglezi ditët e ardhshme do të jetë në Milano për vizitat mjekësore, ndërkohë drejtuesit e Interit nuk e përjashtojnë afrimin e argjentinasit, apo të ndonjë mbrojtësi tjetër. Megjithatë, në asnjë rast zikaltrit nuk mund të shkojnë te 6.5 milionë eurot që Romero përfiton në Londër. Argjentinasi e mban stekën lart edhe për faktin se ka një presing të Barcelonës, sipas shtypit spanjoll.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Katalanasit do ta merrnin menjëherë, duke parë qëndrimin e Tottenham në lidhje me një huazim me të drejtë blerjeje. Barcelona mund ta kënaqë lojtarin edhe për pagën, prandaj dhe rruga e Interit është malore.

Burimi: Bota Sot