Administrata Trump i ndalon robotët e rinj humanoidë të Kinës

0%

Administrata e presidentit Donald Trump ka ndaluar importimin e robotëve të rinj humanoidë të prodhuar jashtë vendit në SHBA shkaku i “rreziqeve të papranueshme” për sigurinë kombëtare të Amerikës, ka raportuar të mërkurën () televizioni britanik, BBC . Ky veprim vlen për robotët e avancuar – duke përfshirë makinat humanoide dhe ato me katër këmbë.

Shumë prej tyre janë prodhuar në Kinë, e cila po konkurron SHBA-në për zhvillimin e robotikës dhe inteligjencës artificiale (IA). Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) ka ndaluar gjithashtu importet e invertorëve të energjisë – pajisje të përdorura në qendrat e të dhënave dhe panelet diellore – për të cilat ka theksuar se mund të paraqesin gjithashtu rrezik për ekonominë amerikane.

Ambasada kineze në Uashington ka njoftuar se Pekini ka kundërshtuar prej kohësh “politizimin” e çështjeve tregtare dhe sanksionet amerikane mbi “pretekste të pabaza”. Kryetari i FCC-së, Brendan Carr, ka deklaruar se agjencia po kryen detyrën e saj “për të siguruar zinxhirët kritikë të furnizimit të Amerikës”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

FCC-ja i ka shtuar artikujt në Listën e saj të Mbuluar – një regjistër mallrash dhe shërbimesh që konsiderohen si rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Ndalimi zbatohet për pajisjet e reja robotike të avancuara të prodhuara jashtë vendit dhe invertorët e energjisë dhe nuk pengon shitjen ose importin e ndonjë modeli ekzistues që ishte autorizuar më parë nga FCC-ja.

FCC-ja ka përmendur shqetësimet se përdorimi i invertorëve të prodhuar jashtë vendit mund t’u lejojë firmave të huaja t’i fikin, të vjedhin të dhëna, të lehtësojnë qasjen dhe mbikëqyrjen në distancë nga “aktorët e qeverisë së huaj, ose të shfrytëzohen ndryshe përmes një sulmi kibernetik”.

Ajo ka shtuar se përdorimi i robotëve të prodhuar jashtë SHBA-së mund t’u lejojë “aktorëve dashakëqij t’i përgjojnë amerikanët, të rrisin aftësitë e shërbimeve të inteligjencës së huaj ose t’i komandojnë robotët nga distanca”.

Ambasada kineze në Uashington ka deklaruar gjithashtu se Pekini “do të marrë të gjitha masat e nevojshme” në përgjigje të çdo lëvizjeje që dëmton interesat e saj, duke i nxitur të gjitha vendet të punojnë së bashku për të zhvilluar inteligjencën artificiale “për mirë e më mirë”.

BBC-ja ka kontaktuar prodhuesit kryesorë kinezë të robotëve Unitree, UBTech dhe AgiBot për koment, por nuk ka marrë përgjigje. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo