Rama: Vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë është

0%

Shpërndaje në: Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rrëzimit të vinçit në një vendpunishte në rrugën “Holger Petersen”, ku një punëtor humbi jetën dhe një tjetër mbeti i lënduar, duke theksuar se vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë është kompetencë e Inspektoratit të Punës.

Përmes një reagimi, Rama ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka uruar shërim të shpejtë për punëtorin e lënduar. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së një punëtori në aksidentin e sotëm në një vendpunishte ndërtimore në rrugën ‘Holger Petersen’.

Në emrin tim dhe të Kryeqytetit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, ndërsa të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rama ka falënderuar Brigadën Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës, ekipet e Urgjencës Mjekësore, Njësinë për Reagim të Shpejtë dhe Siguri, si dhe Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë ndërhyrjes. Ai ka theksuar se rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente.

“Rrethanat e aksidentit po hetohen nga organet kompetente. Vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë është kompetencë e Inspektoratit të Punës, institucion në kuadër të nivelit qendror, dhe presim që hetimet të zbardhin plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë për këtë rast”, ka deklaruar Rama.

Edhe Kronikë 20 nën 2025 120 euro u ble një votë në zgjedhjet lokale, u ngrihet aktakuzë dy personave Kryetari i Prishtinës ka theksuar se humbja e një jete në vendin e punës është një tragjedi që duhet të shërbejë si kujtesë se siguria në punë duhet të jetë prioritet i panegociueshëm dhe standard që respektohet në çdo vendpunishte.

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, në një reagim më herët kërkoi nga Komuna e Prishtinës të japë llogaridhënie të menjëhershme pas aksidentit tragjik. Inspektorati i Punës ndërkohë bëri të ditur se vinçi u rrëzua gjatë montimit, teksa theksoi se duhet pritur ekspertiza për të kuptuar rrethanat që çuan në aksidentin tragjik.

Burimi: Koha