Në një lokacion në komunën e Zubin Potokut të martën () kanë nisur gërmimet në kërkim të mbetjeve të tjera mortore dhe identifikimin se kujt u përkasin ato që janë gjetur në atë zonë. Procesi po zhvillohet me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe me urdhër të Gjykatës së Prishtinës për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore.
Anëtari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, ka deklaruar se ky lokacion ka qenë vazhdimisht në fokus të institucioneve, por se për shkak të ndjeshmërisë së rastit do të pritet përfundimi i ekzaminimeve para se të jepen më shumë detaje.
“Do të presim përfundimin e të gjitha ekzaminimeve dhe procesit të zhvarrimit dhe çdo informacion që mund të ndahet fillimisht do të ndahet me familjarët e personave të zhdukur, sepse viktimat janë në qendër të këtij procesi dhe më tutje do të ndahet edhe për opinionin publik” – deklaroi Gara para mediave.
Ndërkaq, Ditor Haliti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) bëri të ditur se ekipet kanë dalë në terren me urdhër të Departamentit Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës për të ekzaminuar pjesët kockore të gjetura në këtë lokacion.
Ai tha se në aksion po marrin pjesë IML-ja, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe komponenta e EULEX-it. Sipas Halitit, vlerësimet preliminare tregojnë se mbetjet janë me origjinë njerëzore dhe paraqesin interes mjekoligjor.
“Këto mbetje mortore mund t’i takojnë kohës së luftës, por vlerësimi përfundimtar do të bëhet pasi ato t’i nënshtrohen ekzaminimeve në Institutin e Mjekësisë Ligjore” – tha Haliti. Kjo është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale e me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore.
Lajmin për KALLXO.com e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. “Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante janë duke zbatur urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut.”- tha Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.
Me 11 identifikimet që janë kryer në muajin mars 2025, aktualisht sipas Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit në Kosovë janë edhe 1,577 persona të cilët konsiderohen të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.
Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më në qeli teksa po mbahej në paraburgim. Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.
Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.
Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.
Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.
Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.
Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera edhe në luftërat në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Kroaci.
Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më në qeli teksa po mbahej në paraburgim. Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.
Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.
Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.
Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu.
