Nga: Elda Islami Shpërndaje në: Brenda një viti, rreth 1 mijë e 600 ankesa kanë paraqitur të punësuarit, për mohimin e të drejtave të tyre nga punëdhënësit.
Por, një hulumtim i Lëvizjes ka gjetur se më shumë se 80 për qind e vendimeve të Inspektoratit që vendos për këto raste, rrëzohen nga gjykatat Shumica e vendimeve të Inspektoratit të Punës anulohen nga gjykatat, ndërsa kontestet e punës zvarriten me vite, thuhet në një raport të Lëvizjes FOL, i bazuar në monitorimin e 57 raste të kontesteve të punës gjatë periudhës 2021-2025.
Në analizë janë përfshirë vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Gjykatës së Apelit, si dhe dy shkallëve të Gjykatës Komerciale. Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani, la listuar rastet me vonesat më të theksuara.
“Një është në Gjykatën Themelore që ka zgjatur 6.65 vjet, Gjykata Komerciale me 4.39 vjet, ndërsa një rast tjetër në Gjykatën Komerciale ka zgjatur 4.38 vjet, dhe vazhdojnë edhe rastet e tjera me kohëzgjatje të madhe për këto lëndë”, ka thënë ajo.
Sipas të dhënave të prezantuara, në 82.5 për qind të rasteve të monitoruara, gjykatat kanë aprovuar kërkesëpaditë kundër vendimeve të Inspektoratit të Punës, duke i anuluar ose kthyer ato në rishqyrtim. Qerim Ademaj, gjyqtar i Supremes, ka thënë se gjykatat janë të obliguara t’i trajtojnë me urgjencë kontestet që lidhen me vendin e punës.
“Edhe unë pajtohem me gjetjet të cilat janë konstatuar në raportin tuaj, për shkak se kohëzgjatja prej dy vjetësh e më shumë për të marrë një epilog përfundimtar në instancën e parë është jashtë standardit dhe jashtë asaj që konsiderohet gjykim i arsyeshëm për këtë lloj kontesti”, ka theksuar Ademaj.
Edhe LAJMET E MBRËMJES 28 pri 2026 Shoqëria civile e quan rrezik për rendin demokratik votimin e presidentit pa kuorum Ndërkaq, Vesel Zhinipotoku, drejtor i Departamentit për Cilësinë e Inspektimeve në Inspektoratin Qendror të Punës, është shprehur se shumë punëtorë ankohen për shkeljen e të drejtave të tyre.
“Fatmirësisht, mund të themi që edhe pse kontestet e marrëdhënies së punës në vazhdimësi i trajtojmë si organ, vetëm vitin e kaluar kemi pranuar mbi 1 mijë e 600 ankesa që kanë të bëjnë me mohimin e të drejtave të punëmarrësve në raport me punëdhënësit. Në këtë drejtim kemi nxjerrë edhe vendime”, ka deklaruar Zhinipotoku.
Përqindje e lartë e vendimeve të Inspektoratit të Punës janë kthyer në rishqyrtim ose janë rrëzuar nga gjykatat.
