Të pakënaqurit me Abdixhikun s’duan marrëveshje me Kurtin

0%

Nga: Rrezon Gashi Shpërndaje në: Përplasjet e brendshme në Lidhjen Demokratike kanë diktuar edhe dinamikën e konsultimeve për formimin e institucioneve të reja.

Ndryshe nga Lumir Abdixhiku, të pakënaqurit me liderin e kësaj partie kanë dhënë sinjale se nuk duan marrëveshje me Vetëvendosjen për formimin e institucioneve Të pakënaqurit me lidershipin e LDK-së nuk kanë dhënë sinjale se nëse në Kuvendin e Jashtëzakonshëm shkarkohet kryetari Lumir Abdixhiku, do të vazhdojnë negociatat për koalicion me Vetëvendosjen.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se një nga qëllimet e Kuvendit, është që Vetëvendosjen ta largojë nga pushteti. Hoti, në një postim në Facebook, i ka reaguar Abdixhikut, i cili ka theksuar se thirrja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij është i panevojshëm, i pakohë dhe i pavend.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por, Hoti ka theksuar se ky ishte hap i domosdoshëm pasi lidershipi aktual nuk e respektoi standardin e vendosur në vitin 2021, kur Isa Mustafa pati dhënë dorëheqje pas humbjeve në zgjedhje. “Kuvendi nuk është thirrur kundër askujt, por është thirrur për shkak se duam një LDK të fortë për betejat politike në mbrojtje të interesit të Kosovës.

Na duhet një LDK e fortë për të larguar nga pushteti këtë mazhorancë që i ka bërë dëme të mëdha Kosovës”, ka thënë Hoti. Edhe Arbëri 1 dhj 2025 Abdixhiku: Sekti i VV-së po provon të ndërtojë një sistem të vjedhjes së votave Pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Abdixhiku ka thënë se takimet do të vazhdojnë dhe se ka shpresë për marrëveshje rreth formimit të institucioneve.

Por, negociatat i ka pezulluar, pas nismës për Kuvendin e Jashtëzakonshëm që do të mbahet të enjten. Nëse e kundërshtojnë një koalicion me Vetëvendosjen nuk janë përgjigjur Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Arben Gashi e as Armend Zemaj. E deputetja e zgjedhur Janina Ymeri, e cila ishte deklaruar kundër një koalicioni me LVV-në, ka thënë se ajo nuk është adresa për pyetje të tilla.

“Pyetje si këto ua drejton, të lutem, organeve të partisë, ose atyre që kanë nënshkruar për Kuvend. As nuk jam delegate, por as nuk kam bërë thirrje për dorëheqje të kryetarit”, ka thënë ajo. Analisti politik, Fitim Gashi, thotë se në grupin e pakënaqurve me Abdixhikun, janë disa deputetë që gjatë mandateve të kaluara kanë qenë më të ashprit ndaj qeverisjes së Kurtit.

Edhe Arbëri 7 kor 2026 Salihaj: Vlimi në LDK ka nisur më herët, e defaktorizon në procesin e formimit të institucioneve Sipas tij, kjo e vështirëson marrëveshjen.

“Lëvizjes Vetëvendosje si parti fituese do t’i duhej të negocionte pra me të gjithë deputetët brenda këtij subjekti nëse veç ka, le të themi, fraksione ose bëhen ndarje të tilla brenda grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe nëse do të ketë ndryshime në udhëheqësinë e kësaj partie pas kuvendit i cili është thirrur në fund të javës”, ka thënë Gashi.

E, sipas analistit tjetër, Ramadan Baraliu, koalicioni i mundshëm varet më shumë nga oferta. “Për bindjen time asnjë opsion nuk garanton sukses pa një ofertë të qartë programore dhe pa unitet minimal partiak… këta nuk shohin më vizion te lidershipi aktual dhe e marrin me rezerva partneritetin me subjektin aktual fitues”, ka thënë Baraliu.

Edhe Arbëri 31 jan 2026 Abdixhiku shkon si i dorëhequr, del i fuqizuar me kompetenca KOHA ka raportuar se një pajtim në parim për koalicion është arritur mes Abdixhkut dhe Kurtit. Por, formalizimi i tij po mbahet peng nga dinamikat brenda LDK-së.

Ndryshe nga kryetari i LDK-së, ai i PDK-së ka shprehur qëndrimin se partia që drejton do të mbetet në opozitë, ndërsa kryetari i Aleancës ka refuzuar ftesën e Kurtit për takim.

Burimi: Koha