Nuza do të ndajë drejtësinë mes ekipit Gent dhe LNZ Cherkasy

0%

Edhe një delegim për gjyqtarët tanë në garat evropiane! UEFA i ka besuar gjyqtarit tonë ndërkombëtar Genc Nuza drejtimin e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League ndërmjet Gent dhe LNZ Cherkasy, e cila zhvillohet më 30 korrik në KAA Gent Arena, Ghent, me fillim nga ora .

Ai do të asistohet nga Fatmir Sekiraqa dhe Pashtrik Burrniku, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella. Ky delegim përfaqëson një tjetër vlerësim të rëndësishëm nga UEFA dhe dëshmi të besimit të vazhdueshëm në profesionalizmin, përgatitjen dhe cilësinë e gjyqtarëve nga Kosova në arenën ndërkombëtare.

FFK i uron shumë suksese ekipit të gjyqtarëve dhe një paraqitje sa më të mirë në këtë sfidë evropiane!.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot