Mali i Zi e njeh me ligj të drejtën e pushimit për gratë me “cikël

0%

Shpërndaje në: Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi, kanë miratuar ndryshimet e nevojshme në Ligjin për Sigurimin Shëndetësor, të cilat u japin grave të drejtën për dy ditë pushim në muaj me pagesë në rast se janë të diagnostifikuara me çrregullime shëndetësore që sjellin cikël menstrual të dhimbshëm.

Qëllimi i ndryshimeve, sipas arsyetimit të ligjit, është të vendoset një ekuilibër ndërmjet shëndetit të grave dhe detyrimeve të tyre profesionale. Kjo e drejtë u takon grave që vuajnë nga dismenorrea sekondare, pra cikle menstruale të dhimbshme të shkaktuara nga shkaqe organike, si endometrioza, polipet, miomat dhe gjendje të tjera të ngjashme.

Nismën për ndryshimin e ligjit e paraqiti deputetja e pavarur Jevrosima Pejović në muajin mars të këtij viti, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Projektligji, i cili parashikon të drejtën për pushim menstrual për gratë e diagnostikuara me dismenorre sekondare, mori mbështetje unanime edhe nga Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, si dhe nga Komisioni Legjislativ.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Diagnoza e dismenorresë sekondare përcaktohet nga një mjek specialist, ndërsa gratë e siguruara janë të detyruara ta rinovojnë vërtetimin mjekësor jo më vonë se 31 dhjetori i vitit në vazhdim dhe t’ia dorëzojnë atë punëdhënësit deri më 30 janar të vitit pasardhës.

Edhe Rajon 31 jan 2026 Mali i Zi thotë se Serbia po i ndërhyn në punët e brendshme Në arsyetimin e projektligjit thuhet se propozimi për ndryshimin e Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor synon të rregullojë në mënyrë të përshtatshme gjendjet patologjike të diagnostikuara të dismenorresë sekondare, duke eliminuar të gjitha format e paragjykimit në vendin e punës dhe duke krijuar një ekuilibër ndërmjet shëndetit të grave dhe detyrimeve të tyre profesionale.

“Zgjidhja e propozuar ligjore njeh të drejtën e grave me dismenorre sekondare për një status të veçantë të paaftësisë së përkohshme për punë. Dismenorrea sekondare është një gjendje e shoqëruar me simptoma të dhimbshme të shkaktuara nga një patologji gjinekologjike e diagnostikuar më parë.

Ky status i veçantë i paaftësisë së përkohshme për punë do të konsiderohet si leje mjekësore, në të cilën një grua mund të gjendet për shkak të dismenorresë sekondare të lidhur me gjendje patologjike si endometrioza, miomat, inflamacioni i vezoreve, polipet e endometrit, vezoret policistike ose simptoma të tilla si dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale (dispareunia), dhimbja gjatë urinimit (dizuria), infertiliteti ose gjakderdhja më e bollshme se normalja”, thuhet ndër të tjerash në arsyetimin e ligjit.

Burimi: Koha