Dueli mes boksierit shqiptar Kristijan Prenga dhe ish-kampionit të botës në peshat e rënda, Anthony Joshua u prit me shumw interes por nuk pwrfundoi ashtu siç mund tw kishin pritur adhuruesit shqiptar tw kwtij sporti.
Ndonëse Prenga e nisi në mënyrë mbresëlënëse përballjen duke e rrëzuar dy herë Joshuan në raundin e parë dhe duke krijuar përshtypjen se mund të shkaktonte befasi të madhe, britaniku reagoi fuqishëm në raundin e dytë. Me përvojën dhe cilësinë e tij, Joshua e përmbysi rrjedhën e meçit, e nokautoi Prengën dhe regjistroi fitoren.
Ish-boksieri Mehmet Bogujevci dhe sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, kanë komentuar duelin mes Prengas dhe Anthony Joshuas, i cili përfundoi me fitore të shpejtë të britanikut. Bogujevci tha se Prenga e befasoi Joshuan në raundin e parë me hyrjen e tij agresive, por nuk arriti ta shfrytëzojë momentin.
Bogujevci: U pa dallimi i madh mes Prengas dhe Joshuas “Në raundin e parë Prenga e befasoi. E befasoi, se zakonisht në këto ndeshjet profesionale kur boksohet 10-12 raunde, në raundet e para janë pak për t’u nxehur, për të provuar kundërshtarin. Ky menjëherë hyri në sulm e befasoi, por nuk mundi ta kryejë në raundin e parë.
Në raundin e dytë u pa dallimi se Joshua ka shumë e shumë përvojë, edhe shihej qartë se është më teknik, më i përgatitur, dhe e kreu shumë shpejt”, tha Bogujevci. Nga ana tjetër, Demolli u shpreh se kishte pritur një duel më të gjatë, duke vlerësuar se Joshua e kishte studiuar mirë kundërshtarin.
Demolli: Ka pritur që dueli të zgjasë më shuëm raunde “Unë e kam pritur një duel që të zgjasë ndoshta më shumë raunde, por si boksier e ka analizuar shumë edhe boksieri Joshua. Joshua njihet si boksier i cili edhe ka goditje të forta, e nokauton, po edhe shpejt bie prej goditjeve, nuk është i padurueshëm. Domethënë e ka dhe mjekrën e xhamit siç i thonë, një mjekër shumë të ligë.
Dhe kjo vërehet edhe qysh në rundin e parë, sidomos nokdaunin e parë, ku me një apërkat të gjatë e çoi në nokdaun” Por, a ishte ky meç i kurdisur sipas Bogujevcit e Demollit? Bogujevci: Nuk ishte meç i kurdisur “Jo, nuk është, ky meç nuk ka qenë i kurdisur sepse dora terezi nuk e ka. Ky pati na nokautojë në raundin e parë.
Kjo nuk ka lidhje me kurdisje, por ka lidhje që është dallim i madh në nivel. Prenga është faktikisht në krahasim me atë fillestar, është dallimi i madh i përvojës, se megjithatë i ka 20 ndeshje profesionale Prenga. Por prej ekzekutimit të goditjeve, prej sjelljes në ring shihet që është në krahasim me atë fillestar”, deklaroi Bogujevci.
Demolli: Dyshimet për kurdisje janë të arsyeshme “Numërimi i dytë ishte jashtëzakonisht elementar, ishte amatoresk ai numërim. A po kupton? Edhe domethënë nuk është i bindshëm, kurse nokdauni i parë është normal, ishte një goditje dhe ndoshta jo e plotë fuqishme, por ishte në mjekër, në vendin e duhur.
Ndoshta ishte për numërim, kurse siç e ceka në rundin e dytë nokdauni s’kishte të bëjë fare me nokdaun dhe ndoshta kjo pak ka dhënë dyshim edhe te kurdisjet në meçe e këto. Siç ndodh në boksin profesionist këto meçe, për shkak të financimit që e dimë që boksi profesionist është profitabil dhe është biznes.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se fitorja e Joshuas erdhi si rezultat i cilësisë së tij të lartë në ring, ndërsa vlerësimet për zhvillimin e duelit dhe momentet kyçe mbetën të ndryshme, veçanërisht sa i përket diskutimeve që pasuan rreth nokdaunit të dytë.
Ndonëse Prenga u mposht me nokaut në raundin e dytë, pasi në fillim të meçit arriti ta rrëzojë dy herë Joshuan, si Mehmet Bogujevci ashtu edhe Latif Demolli vlerësuan se vetë përballja me një nga emrat më të mëdhenj të boksit profesionist botëror përbën një arritje të rëndësishme.
Sipas tyre, një duel i këtij niveli i sjell Prengës ekspozim të madh ndërkombëtar dhe mund të ndikojë pozitivisht në vazhdimin e karrierës së tij, pavarësisht rezultatit përfundimtar.
